75 Mall Live Search
11:16 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ylli i Manchester Cityt që refuzoj të duartrokasë Liverpoolin kur u bë “Kordoni i Nderit”

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit. Për  “The Reds” ishte ndeshja e parë si kampion i Premier Ligës.

“Qytetarët” shënuan fitore të thellë me rezultat 4:0, transmeton Indeksonline.

Para fillimit të ndeshjes, futbollistët e Manchester Cityt siç e do tradita bën “Kordonin e Nderit” për kampionët e ri.

Deri sa të gjithë futbollistët po duartrokisnin , Brenardo Silva refuzoj ta bënte.

Fotografia dhe videoja e tij duke qëndruar në kordon por duke mos duartrokitur është bërë virale në rrjetet sociale. /Indeksonline/