10:56 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / Gj. Sh

Ylli i Marokos thotë se “u kënaq” kur pa Cristiano Ronaldon duke qarë

Një nga ndeshjet më befasuese të Kupës së Botës ”Katar 2022”, ishte ajo ku Maroko e eliminoi Purtugalinë.

Portugalia hyri në turneu si një nga favoritët, por nuk arriti të kalonte Marokun në çerekfinale, shkruan IndeksOnline.

Zhgënjimi i portugezeve ishte i madh, ku pas përfundimit të ndeshjes, Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot.

Disa muaj më vonë, futbollisti i Marokos, Sofiane Boufal, komentoi momentin e Ronaldos dhe tha se ishte “kënaqur” duke parë Cristiano Ronaldon duke qarë.

“Me gjithë respektin e duhur për të, por më pëlqeu ta shihja atë duke qarë, sesa ne duke qarë.

Unë preferoj Messin sesa Ronaldon dhe klubi për të cilin dua të luaj është Barcelona”, tha Boufal në një intervistë për kanalin sportiv të Katarit Alkass./IndeksOnline/