75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / AR

Ylli i “Met Gala 2023” do të jetë macja e Karl Lagerfeld

Një ftesë zyrtare në “Met Gala 2023”, e cila këtë vit i kushtohet kujtimit të Karl Lagerfeld, u pranua nga macja e tij e dashur, Choupette.

Siç zbuloi Luca Berouillier, agjenti i Choupette dhe pronari i My Pet Agency për New York Post, “macja mori ftesën”. “Është një ngjarje për nder të trashëgimisë së Karlit dhe Choupette është padyshim një pjesë qendrore e kësaj trashëgimie”, shtoi Berhoulier.

Tema e ekspozitës së këtij viti të Institutit të Kostumeve është “Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë” dhe do të nderojë stilistin e njohur, i cili ka punuar për Chanel, Fendi, Balmain dhe një mori shtëpish të tjera të modës para vdekjes së tij në vitin 2019.

Disa madje po spekulojnë se Choupette mund të jetë ylli i tapetit të kuq në galanë vjetore, më 1 maj.