Ylli i muzikës diagnostikohet me kancer në stomak

Ylli i Country, Toby Keith, iu ka treguar fansave që është diagnostikuar me kancer në stomak.
60 vjeçari e zbuloi ketë duke treguar edhe për gjendjen shëndetësore, transmeton Indeksonline.
Në Instagram ai shkroi:
“Vjeshtën e kaluar u diagnostikova me kancer në stomak. Unë i kam kaluar 6 muajt e fundit duke marrë kimioterapi, rrezatime dhe operacion. Deri këtu, shumë mirë. Më duhet kohë për të marrë frymë, për t’u rikuperuar dhe për t’u çlodhur. Mezi pres ta kaloj këtë kohë me familjen time. Por do t’i shoh fansat më shpejt. Mezi pres”, shtoi ai./Indeksonline/