19:20 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Ylli i muzikës rep gati për hitin e ri, pamje ekskluzive nga klipi

Çdo projekt i realizuar nga ylli i muzikës, Doruntina Shala e njohur me emrin e artit Tayna, po shndërrohet në hit.

Pas suksesit me këngën “Valle” të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Lumi B, reperja ka gati një tjetër HIT.

Burime të Indeksonline kanë zbuluar që kënga titullohet “Teket” dhe pritet të lansohet së shpejti.

Ky projekt është realizuar me videoklip dhe Indeksonline ka siguruar një imazh në të cilin diva e muzikës po duket madhështore.

Andaj qëndroni gati sepse diçka e madhe po “gatuhet” nga reperja e famshme./Indeksonline/