09:58 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Napolit e konfirmon trajnerin e ri të Chelseat (Foto)

Maurizio Sarri pritet të jetë trajneri i ri i Chelseat.

Mbrojtësi i Napolit, Koulibaly arriti fitoren e parë me Senegalinë në Kupën e Botës, duke mposhtur Poloninë 2 me 1.

Pas ndeshjes ai u pyet për largimin e Sarrit nga Napoli, shkruan IndeksOnline.

Ylli i Senegalit tha se (Tifozët e Chelseat), mund të presin një futboll të bukur nga trajneri italian.

“Jam shumë i zhgënjyer që ai është larguar kështu. Por tani kemi një trajner të madh si Carlo Ancelotti. Ne e dimë se mund të fitojmë gjithçka”, ka thënë Koulibaly.

27-vjeçari po ashtu e konfirmoi në njëfarë mënyrë se Sarri do të bëhet menaxher i Chelseat.

“Unë shpresoj se ai do të fitojë diçka me Chelsean, sepse është një trajner i madh. Kur vjen një trajner i tillë, ai ka nevojë për kohë. Kështu mendoj se atij duhet t’i japin kohë, sepse ai do të ndryshojë futbollin e Chelseat. Në Napoli ne e dashuruam shumë edhe mbështetësit u kënaqën me të edhe në Chelsea mendoj se do të jetë e njëjtë”, shtoi senegalezi.

Mbrojtësi i fuqishëm tregoi një lojë të bukur dje, duke fituar 2 me 1 ndaj Polonisë.

“Ishte një fitore e rëndësishme. Ne e dimë se Polonia është një ekip i mirë, por gjëja kryesore është që ne ta nisim me fitore këtë turne”, përfundoi mbrojtësi./IndeksOnline/