Ylli i Napolit rikthehet në stërvitje

Skuadra e Napolit ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme.
Ylli gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia, është rikthyer në stërvitje, pas gript që kishte ditëve të fundit, transmeton IndeksOnline.
21 vjeçari raportohet se kreu pothuajse të gjithë seancën në grup, dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Romas.
Kvaratskhelia humbi dy ndeshjet e fundit të Napolit, kundër Cremoneses dhe Salernitanas.
Gjeorgjiani kishte bërë dje pjesën e parë të stërvitjes në palestër me ekipin dhe më pas punën atletike individuale në fushë, ndërsa sot u bashkua me skuadrën në stërvitje dhe ddo të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës./IndeksOnline/