75 Mall Live Search
09:06 / E Hënë, 27 Shkurt 2023 / B O

Ylli i NBA bën histori, shënoi 71 pikë mbrëmë në një ndeshje, dhe jo vetëm kaq…!

Ndeshja mes Portland dhe Houston ka prodhuar mbrëmë gjithçka. Mbi të gjitha ka prodhuar një superparaqitje të yllit të NBA, Damian Lillard.

Basketbollisti i Portland ka shënuar plot 71 pikë në fitoren e arritur ndaj Houston me rezultat 131-114.

Lillard është vetëm basketbollisti i tetë në histori që arrin këtë shifër magjike në NBA.

Me paraqitjen e arritur mbrëmë, Lillard është bërë vetëm basketbollisti i dytë në histori të NBA që ka arritur 14 herë të shënoj për 3 pikë në një ndeshje.

6 asiste e 6 kërcime i realizoi poashtu Lillard në ndeshjen e tij të “çmendur” mbrëmë./Indeksonline/