10:52 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Ylli i NBA del pozitiv me Covid-19 gjatë ndeshjes që po luhej!

Basketbollisti i njohur amerikan, Seth Curry, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë ndeshjes që Philadelphia po e luante ndaj Brooklyn Nets.

Curry mori rezultatet e testit gjatë lojës që po luhej, ndërsa ishte në bankën rezervë në momentin që iu kumtua lajmi.

Ekipi mjekësor i Sixersit e çoi Curryn në një dhomë të izoluar me të marrë vesh se ishte pozitiv.

E gjithë skuadra e NBA-së është futur në karantinë deri sa të marrin rezultatetet e testeve të cilat u janë bërë pas ndeshjes.

Seth Curry është vëlla i yllit të Golden State, Stephen Curry./Indeksonline/