75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / L K

Ylli i NBA e rrah fort të dashurën e tij basketbolliste, i thyen një rruazë të qafës

Ylli i Houston Rockets në NBA, Kevin Porter po akuzohet nga e dashura e tij, Kysre Gondrezick për rrahje të mizershme.

Basketbollistja e WNBA dhe numri 4 në Draft 2021, pësoi një frakturë në një rruazë në qafë dhe një prerje mbi syrin e saj të djathtë gjatë sulmit të supozuar që pësoi nga i dashuri i saj, lojtari i NBA, Kevin Porter.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në hotelin Millennium Hilton në Manhattan. Ylli i NBA është deklaruar i pafajshëm në gjykatë ndërsa vazhdon të jetë i lirë me kusht pasi ka paguar 75 mijë euro për gjykim në liri.

Kyrse Gondrezick është 26 vjeç dhe vajza e Grant Gondrezick, i cili luajti në NBA për Suns dhe Clippers në fund të viteve 1980.

“Ky është një rast i rëndë i dhunës në familje ”, tha zëvendësprokurorja Mirah Curzer./Indeksonline/