Ylli i NBA-së pëson një tjetër lëndim

Nuk kishte si të shkontë më keq për “MVP” e vitit 2023, Joel Embiid.
Embiid, pësoi një lëndim në fytyrë në ndeshjen ndaj Indiana Pacers, dhe ekipi më vonë zbuloi se ai kishte pësuar një frakturë të sinusit dhe nuk do të kthehej në lojë.
Në rrjetet sociale, fansat tashmë po e etiketojnë Embiid si lojtarin më të pafat në basketboll.
Fans brand NBA superstar Joel Embiid the 'unluckiest player in basketball' after he suffers gruesome injury https://t.co/96CGORPJzs
— Mail Sport (@MailSport) December 14, 2024
Incidenti ndodhi kur qendra kameruniane po luftonte me Bennedict Mathurin të Indianës dhe kapi një parakrah dhe bërryl të gabuar në urën e hundës së tij. Ai menjëherë u shtyp në tokë ndërsa loja vazhdonte.
Kujtojmë që në këtë ndeshje, skuadra e tij Philadelphia 76ers u mposht nga Indiana Pacers në ndeshjen e Konferencës Lindore me rezultat 121-107./IndeksOnline/