75 Mall Live Search
13:13 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Ylli i Newcastle i befasoi të gjithë kur vuri duart në kokë, nuk e ka një gisht, mësohet si dhe kur e ka humbur

Ylli i Newcastle i befasoi të gjithë gjatë përballjes me Chelsea, ku skuadra e tij humbi me rezultatin minimal.

Pas golit të Havertz në minutën e 89, mbrojtësi Burn vendosi duart në kokë dhe ky moment mori vëmendjen e të gjithëve.

Ai nuk kishte njërin prej gishtave. Sipas raportimeve të mediave britanike, mbrojtësi thuhet se e ka humbur gishtin në moshën 13-vjeçare, ndërsa po ngjitej në një gardh. Burn theksohet se mbante një unazë në gisht dhe kur ajo ngeci në gozhdë në gardh, iu këput i gjithë gishti.