Ylli i NFL padit ish-gruan modele: Më shkatërroi imazhin duke folur për organin tim gjenital
Një betejë e pazakontë ligjore ka nisur mes yllit të futbollit amerikan (NFL), Matt Kalil, dhe ish-bashkëshortes së tij, modeles Haley Kalil. Shkak janë bërë detajet tronditëse dhe tejet intime që modelja zbuloi publikisht rreth arsyes së divorcit të tyre.
Deklarata që ndezi rrjetin Në një intervistë të fundit në një podcast, Haley pretendoi se martesa e tyre përfundoi për shkak të përmasave “anormale” të organit gjenital të ish-burrit të saj. Ajo bëri një krahasim grafik që u bë menjëherë viral:
“Organi i tij është sa dy kanaçe Coca-Cola, ndoshta edhe sa një e tretë… Ai i përket atij 0.01% të popullsisë.”
Modelja shkoi më tej duke treguar se çifti kishte bërë çdo gjë për të shpëtuar marrëdhënien: “Ne provuam gjithçka: terapistë, doktorë. Nuk po gënjej, madje kërkuam nëse kishte ndërhyrje për ta zvogëluar. Jeta ime duket si një komedi,”tha ajo.
Padia për “shkelje privatësie” Lojtari i NFL nuk e ka pritur aspak mirë këtë “publicitet”. Sipas TMZ, Kalil ka ngritur padi ndaj ish-gruas, duke i cilësuar komentet si “invazive, degraduese dhe thellësisht personale”.
Ai pretendon se këto deklarata kanë cënuar aftësinë e tij për të jetuar larg vëmendjes publike dhe kanë krijuar situata të pakëndshme për familjen e tij. Kalil, i cili u martua sërish në vitin 2024 me modelen Kailani Asmus, thotë se pas intervistës, bashkëshortja e tij e re ka marrë mesazhe ngacmuese.
Reagimi i modeles Pasi mësoi për padinë, Haley u shpreh e lënduar për TMZ: “Të përballesh me gjyqe është rraskapitëse emocionalisht. Më thyhet zemra që ai po zgjedh të na fusë ne dhe familjet tona në këtë sprovë të tmerrshme.”

