Ylli i njohur televiziv zbulon se ka kancer të prostatës

Al Roker ka zbuluar diagnozën e tij.
66-vjeçari bashkë-drejtues i emisionit Today njoftoi në emisionin e së premtes se ai ka kancer të prostatës dhe së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni.

“Pas një kontrolli rutinë në shtator, rezulton se kam kancer të prostatës. Dhe është një lajm i mire dhe një lajm i keq. Lajmi i mirë është që e kemi vwrejtur herët, dhe jo një lajm i mirë është se është pak agresiv, kështu që unë do të marr ca kohë pushimi për t’u kujdesur për këtë, ”shpjegoi ai.

Diagnoza u zbulua për shkak të nivelit të tij të lartë të antigjenit specifik të prostatës, q♪7 u zbulua në 29 shtator. Ai më pas iu nënshtrua një MRI dhe një biopsie, e cila konfirmoi diagnozën e tij.
Do t’i hiqet prostata dhe tha se shpreson të kthehet në programin NBC brenda dy javësh.
“Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë sit ë gjorë sepse do të jem mirë,” siguroi ai./Indeksonline/