75 Mall Live Search
15:36 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ylli i Premierligës qesh me rastin e Milanit (Foto)

Skuadra e Milanit ka barazuar 2 me 2 me Beneventon, e cila siguroi pikën e parë pas 15 xhirosh në Serie A.

Golin në fund të ndeshjes e shënoi portieri, Brignoli, i cili ia mohoi fitoren kuqezinjve me në krye trajnerin e ri Gennaro Gattuso, shkruan IndeksOnline.

Për këtë situatë të “tmerrshme” të Milanit ka qeshur ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy.

Ai ka bërë një shkrim në rrjetet sociale, “Plumb në kokë nga Benevento, e mrekullueshme”, ka shkruar Mendy.

Ish-lojtari i Monacos është i lënduar për një kohë të gjatë, dhe është një përdorues i rregullt i Twitterit./IndeksOnline/