15:32 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ylli i PSG-së: Kollaj me i shënu 8 gola Dijonit, ndryshe në Champions

Ylli i PSG-së, Adrien Rabiot ka qenë i mllefosur për humbjen nga Real Madrid mbrëmë me rezultat 3-1. Mesfushori francez ka thënë se është e lehtë t’i shënosh 8 gola Dijonit në Ligën e Francës, por lojtarët vendimtar duhet të tregohen në garat e mëdha.

“Ne do të përpiqemi të kthehemi në ndeshjen e dytë sepse kemi mundësi. Rezultati nuk ishte pasqyrë e asaj që u pa në fushë. Jam i pakënaqur me rezultatin. Është e lehtë t’i shënosh 8 gola në Francë Dijonit, por duhet të jesh vendimtar në gara si Liga e Kampionëve” ka thënë Rabiot./Indeksonline/