11:33 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i Real Madridit pranë largimit, transferohet te klubi tjetër spanjoll

Levante e ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Borja Mayoral në një marrëveshje huazimi një sezonal, shkruan Cadena Ser.

Gazeta në fjalë shkruan se klubi nga Valencia ka tentuar që ta transferojë lojtarin që nga muaji qershor.

Dhe tani, Levante ka arritur më në fund marrëveshje me Real Madridin pasi Mariano Diaz u transferua në Bernabeu, transmeton IndeksOnline.

Leganes dhe Alaves gjithashtu kanë qenë të lidhur me transferimin e sulmuesit të ri, i cili shënoi 3 gola në 14 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar.

21-vjeçari i bashkohet sulmit të Levantes, i cili përbën edhe Roger Martin, Jose Luis Morales, Raphael Dwamena dhe Emmanuel Boateng./IndeksOnline/

Image result for borja mayoral