16:18 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ylli i Realit diagnostifikohet me lëndim, mungon ndaj Atleticos

Alvaro Odriozola nuk do të luajë ndaj Atletico Madridit në Superkupën e Evropës, transmeton IndeksOnline.

Arsyeja e kësaj është lëndimi në këmbë i mbrojtësit në fjalë, i konfirmuar sot nga Real Madridi.

Përforcimi i ri nga Real Sociedadi ka qenë duke vuajtur nga një lëndim që prej turneut amerikan, saktësisht në miqësoren ndaj Romës.

”Pas testeve të bëra nga stafi mjekësor i Real Madridit, një lëndim i shkallës së parë në këmbën e djathtë të tij është diagnostifikuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

Odriozola controls the ball during the International Champions Cup...