Ylli i Realit mund të mungojë në ‘El Clasicon’ e 26 tetorit
Atletico Madrid dhe Real Madrid barazuan pa gola dje, e që më së shumti i shkoi për shtati Barcelonës.
Por, duket se gjërat pozitive për Barcelonën nga ndeshje e djeshme po vazhdojnë. Siç raportohet nga mediat spanjolle, Sergio Ramos gjatë ndeshjes së djeshme i ka thënë disa fjalë të pahijshme referit dhe është pranë suspendimit.
La Liga do ta analizojë çështjen e qendërmbrojtësit dhe nëse raportet dalin të vërteta atëherë ai do të dënohet me 4 ndeshje moslojë, e që përfshin edhe ndeshjen derbi ndaj Barcelonës./Indeksonline/