12:15 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ylli i Rolling Stones, Ronnie Wood, i uron vajzat binjake për ditëlindjen e 4-të

Ylli i grupit legjendar Rolling Stones, Ronnie Wood, 72-vjeçar, i ka uruar së fundmi dy vajzat e tij binjake, me rastin e ditëlindjes së tyre të katërt.

Me anë të një fotografie ai ka uruar ato, teksa ato dukeshin të gëzuara pranë njëra-tjetrës, duke marrë vëmendjen me ngjashmërinë e tyre, transmeton Indeksonline.

“Urime ditëlindja e katërt për bukuroshet e mia, Alice dhe Gracie”, ka shkruar Wood në dedikimin që ka bërë.

Kujtojmë që Ronnie Wood është një këngëtar legjendar dhe njëri nga themeluesit e grupit të njohur “Rolling Stones”. /IndeksOnline/