Ylli i skuadrës njofton largimin nga Manchester City

Jack Grealish raportohet se do të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.
27-vjeçari u transferua në “Etihad Stadium” nga Aston Villa në verën e kaluar për 117.50 milionë euro.
Ai ka kontribuar me shtatë gola dhe katër asistime deri më tani.
Grealish ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2027, por ka pasur spekulime rreth të ardhmes së tij pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Sipas “Football Insider”, sulmuesi anglez u ka thënë miqve të tij se ai nuk pret të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm – 2023/24.
Grealish thuhet se nuk e ka ndërmend të vazhdojë të “luftojë” për të dëshmuar vetën te kampionët anglezë, pasi ai beson se nuk mund të përshtatet në stilin e lojës së “Qytetarëve”.