75 Mall Live Search
20:24 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Ylli i Sportingut shumë afër Manchesterit

Bruno Fernandes është shumë pranë transferimit te Manchester United.

Pas disa ditesh bisedime, Woodward dhe drejtori i Sportingut, Hugo Viana kanë rënë dakord për një marrëveshje.

Kështu, portugezi do t’i kushtoj 55 milionë euro dhe bonuset që mund të arrijnë deri në 15 milionë euro.

Sonte Bruno Fernandes do të mbetet në Lisbonë dhe do t’i përgjigjet nesër ofertës së Manchester United.

Për të në garë është edhe Barcelona që kërkon shërbimet e tij. /IndeksOnline/