09:32 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Ylli i “Star Wars” vdes nga koronaviusi

Aktori i ‘Star Wars’ Andrew Jack ka vdekur në moshën 76 vjeç për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, konfirmoi agjenti i tij. Ai është një nga shumë të famshëm që u infektua me virusin vdekjeprurës.

Aktori vdiq në Britani në Spitalin Surry të martën. Jack luajti në të dyja serit “Star Wars: Force Awakens” dhe “Lord of the Rings” si gjeneral i rezistencës Caluan Ematt.

Ai gjithashtu ka punuar si trajner i dialekteve në shumë filma të tjerë si “Solo: A Star Ëars Story”, trilogji “Lord of the Rings”, shumë nga filmat Marvel si dhe filmi i ardhshëm Batman.

Agjenti i tij, Jill McCullough, konfirmoi vdekjen e tij në Evening Standard duke thënë se ai kaloi në një shtrat spitali ndërsa familja e tij ishte ngecur në karantinë në Australi./Indeksonline/