75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

Ylli i TikTok vdes në moshën 22-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 22 vjeçare ylli i TikTok, Huey Haha.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e aktorit në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

“Pusho në parajsë ylli i ri, krijues dhe jashtëzakonisht i talentuar. Ti do te me mungosh. Lutje dhe ngushëllime për të gjithë miqtë dhe familjen tuaj”, shkroi një fans në Twitter.

Komendiani kishte rreth 204,000 ndjekës në Instagram dhe 448,000 në ‘Youtube.

Sipas një postimi në Instagram në faqen zyrtare të Huey, artisti nga Stockton, Kaliforni, vdiq më 25 tetor./Indeksonline/