Ylli i Tottenham zgjat kontratën deri në 2023-tën
Qendërmbrojtës i ekipit anglez, Tottenham, Toby Alderweireld ka nënshkruar kontratë të re me klubin.
Belgu do të jetë nën “urdhërat” e Mourinhos deri në vitin 2023, përcjell Indeksonline.
Kontrata e vjetër parashihte që Alderweireld të largohej qysh në qershor të këtij viti.
Me Jose Mourinhon në krye, Tottenham do të tentojë ringjalljen këtë sezon, pas startit katastrofal./Indeksonline/