“Ylli jonë”, Fisnik Asllanit i rritet vlera në “Transfermarkt”

Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani po kalon periudhën më të mirë të tij në karrierë.
Asllani, është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Hoffenheimit si dhe të Përfaqësueses tonë.
Asllani madje shënoi edhe golin që i dha Kosovës fitoren ndaj Suedisë, mbrëmë në Gotenburg.

Ylli jonë, ka marrë një rritje në vlerësim, ku tashmë vlen plot 18 milionë euro sipas faqes së njohur të statistikave, “Transfermarkt”.
Asllani, këtë sezon në Bundesliga ka shënuar 4 gola në 6 paraqitje me Hoffenheimin, duke qenë një nga lojtarët më në formë në Gjermani./IndeksOnline/