12:45 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ylli kosovar komenton ndërhyrjen e Ramosit ndaj Salah: Ky është futbolli, nuk ishte e qëllimshme

Xherdan Shaqiri e ka komentuar ndërhyrjen e Sergio Ramosit ndaj Mohamed Salah.

Ramos bëri një ndërhyrje në drejtim të Salahut, në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Shumë persona e cilësuan si ndërhyrje brutale dhe të ashpër, por kështu nuk mendon lojtari i Stoke Cityt.

“Për mua kjo nuk ishte e qëllimshme. Këto gjëra ndodhin në futboll”, ka thënë Shaqiri.

Ai po ashtu u pyet se a do të jetë gati të luaj kundër Ramosit.

“Pasi veproi kundër Salahut, nuk do doja të luaja (qeshë). Jo, sigurisht se do doja të luaja me të. Gjithkush dëshiron të luaj me ekipe dhe lojtar të mëdhenj”, shtoi lojtari i Stokes.

Kujtojmë që sonte nga ora 21:00, ekipi kombëtar i Spanjës dhe ai i Zvicrës ballafaqohen në stadiumin e Villarrealit./IndeksOnline/