75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / Gj. Sh

Ylli kosovar nuk ia del me sukses, nuk do të luaj ndaj Anglisë

Ardian Ismajli nuk do të jetë në dispozicion të Silvinjos për ndeshjen me Anglinë. Dhe pse u njoftua që do të udhëtojë në Londër me pjesën tjetër, testet mjekësore kanë konfirmuar se mbrojtësi do të mungojë ndaj “Tre Luanëve”.

Ismajli shfaqi probleme dje, teksa u detyrua të braktiste stërvitjen. Kështu Silvinjos i përgjysmohet një repart, ndërsa kujtojmë se edhe Kumbulla ka probleme dhe mbetet në dyshim.

Në anën tjetër për krahët e mbrojtjes mungojnë Mitaj dhe Hysaj. Alternativa të sigurta për qendrën e mbrojtjes janë aktualisht Ajeti dhe Gjimshiti.