Ylli Limani për sulmin ndaj gruas rome: Tmerr, jeni ju ata që keni nevojë për ndihmë
Sot në Ferizaj është sulmuar gruaja e përkatësisë rome e cila dy ditë më parë e njëjtë ishte sulmuar edhe në qytetin e Lipjanit.
Ndaj këtij veprimi kanë reaguar edhe liderët politik dhe organizatat joqeveritare, ndërsa edhe këngëtari i njohur, Yll Limani ka shkruar një postim për ngjarjen e sotme të cilën ai e quajti të tmerrshme, shkruan Indeksonline.

Këngëtari u shpreh se nuk jemi kaq të këqij si shoqëri se jemi më të mëdhenj dhe më të mirë se kaq.
Postimi i plotë i Yllit pa ndërhyrje:
Zakonisht distancohem prej postimeve që s’janë të natyrës së profesionit që e bëj, por e pashë të domosdoshme të reagoj. Gruaja që po sulmohet & dhunohet publikisht në këtë fotografi, u bë pre e portaleve ditë më parë dukë u etiketuar RREJSHËM si “burrë i shëndërruar në grua, që po mashtron e po vjedh fëmijë”. Krejt kjo u bo qëllimisht për me e shënd’rru një grua me probleme të natyrës sociale & mendore në një senzacion, për hatër të klikimeve. Ju kuptoj kur i përdorni mediumet e juaja për qëllime tjera, por s’ju falet kur i rrezikoni jetën dikujt që veç ka nevojë me i ndihmu për me ia shpëtu jetën. Ma shumë se për gruan e sulmuar, zemra mu thy për djalin që po e rreh dhe për shoqërinë e tij që po rrijnë e po inqizojnë, e s’po e ndalojnë. Tmerr. Krejt ju në videon që po qarkullon, keni nevojë për ndihmë, njëjtë si gruaja që po e poshtëroni. S’jena qekaq të kqi bre. Jemi ma t’mëdhenjë e ma t’mirë si shoqëri. Ju lus, mos raportoni lajme të rrejshme & ju lus mos me besu gjithçka që lexoni nëse s’osht prej ndonjë burimi të sigurtë.