75 Mall Live Search
12:17 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ylli malazez: Me Kosovën luajm futboll, s’e mendojmë politikën

Ylli i përfaqësueses së Malit të Zi, Stefan Mugosa ka deklaruar në konferencë për media se përfaqësuesja e tyre shpreson në rezultat pozitiv ndaj Kosovës.

Mugosa ka thënë se Kosova është shumë e fortë. Futbollisti që luan në kampionatin kinez ka deklaruar se është e rëndësishme që të mendohet për lojë e jo për politikë.

“Shpresojmë që do të luajm mirë nesër. Kemi disa lojtarë të lënduar nesër, por mendoj se do të marrim rezultat pozitiv. Kosova është shumë e fortë si përfaqësuese.

Na vije keq që nuk do të ketë tifozë nesër sepse janë shumë të rëndësishëm dhe na motivojnë. Fakti që luajm për kombëtare do të jetë motiv për nesër. Është e rëndësishme të mendojmë për futboll e jo për politikë” ka thënë Mugosa./Indeksonline/