75 Mall Live Search
10:52 / E Shtunë, 09 Shtator 2023 / Gj. Sh

Ylli polak mungon ndaj Shqipërisë

Piotr Zielinski ka qenë kryefjalë e orëve të fundit te Polonia, kundërshtari i radhës i Shqipërisë në kualifikueset e EURO 2024.

Në seancën stërvitore të fundit, mesfushori i Napolit u largua përpara se ajo të përfundonte, por burimet pranë përfaqësueses polake kanë bërë me dije se ai nuk ka asnjë problem.

Kwiatkowski, zëdhënës i Polonisë u shpreh se lajmet për një dëmtim të Zielinskit nuk janë të vërteta dhe se ai do të jetë në Tiranë.

“Është e vërtet që Zielinski e përfundoi stërvitjen më herët, por vetëm disa minuta para se ajo të mbyllej. Lojtari thjesht u ndje i lodhur, kjo ndodhë në një periudhë të tillë.”- tha ai.