Ylli portugez paraqitet në Gjykatë, dyshohet për një sulm seksual

Mesfushori portugez i Betisit, William Carvalho arriti në Gjykatë në Sevilla mëngjesin e sotëm. Futbollisti po hetohet për një krim të dyshuar për sulm seksual.
31-vjeçari portugez u denoncua për ngjarje që dyshohet se ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

Ankuesja e akuzon portugezin se është zgjuar me shenja të qarta dhune pas një natë të kaluar në Ibiza verën që lamë pas.
Portugezi ka kontratë me Betisin deri më 30 qershor 2026./Indeksonline/