23:34 / E Martë, 05 Janar 2021 / C E

Ylli prezanton Erjon Kastratin

Erjon Kastrati edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës ështh transferuar tek Golden Eagle Ylli.

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erjon Kastratin”, njoftoi Ylli.

Kastrati ka një karrierë shumë të pasur në basktbollin europian, kryesisht në Slloveni ku ka djersitur fanellën e ekipeve si Union Olimipia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe se fundmi Sixt Primorska.