Ylli që po shkëlqen në futbollin evropian ndërron agjentin, për të ndërruar skuadrën!

Christopher Nkunku ka ndërruar agjentin, për të përgatitur terrenin për largim. Ylli që po shkëlqen sivjet me Leipzig ka nënshkruar me agjentin e mirënjohur, Pini Zahavi.
Me nëntë gola dhe 5 asistime deri tani, Nkunku ka zgjuar interesin të shumë skuadrave evropiane. Vlera e tij është rreth 50 milionë euro aktualisht në treg.
Newcastle United pritet të jetë alternaticva më serioze për sulmuesin francez./Indeksonline/
