75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / A. A

Ylli shqiptar po largohet nga Bayerni/ Ja ku pritet të transferohet Dajaku

Mesfushuri Leon Dajaku pritet të largohet nga Bayerni Mynihu në afatin kalimtar të janarit.

19-vjeçari sivjet nuk ka pasur fare hapësirë në ekipin e parë, duke mos regjistruar asnjë paraqitje në Bundesligë.

“Sport 1” raporton se Kolni është në negociata për ta afruar Dajakun në formë huazimi, transmeton Indeksonline.

Mesfushori shqiptar është i interesuar që të luajë më tepër dhe Kolni mund të jetë opsion i mirë për të marrë eksperiencë në elitën e futbollit gjerman.

Ndryshe, Federata e Futbollit e Kosovës disa herë e ka kontaktuar Dajakun për të përfaqësuar Kosovën, por ai ende nuk ka vendosur.

Deri tashti, ai ka luajtur për Shpresat U17 dhe U19 të Gjermanisë.

/Indeksonline/