Ylli spanjoll pranë kalimit te skuadra angleze

Pau Torres vendos të largohet nga Villarreal. Mbrojtësi spanjoll e ka njoftuar skuadrën e tij për këtë vendim kur i kanë mbetur edhe një vit nga përfundimi i kontratës.
Aston Villa e Unai Emery është favorite për shërbimet e tij. 45 milionë euro është shifra që pritet ta bind Villarealin për lirimin e mbrojtësit të Spanjës.
Një tjetër opsion për Pau është që të shkojë në Itali dhe Juventusi është skuadra më serioze për të.
Edhe Barcelona e Real Madridi ishin të interesuara për shërbimet e Torres por që deri më tani nuk kanë ofruar asgjë konkrete./Indeksonline/