Ylli televiziv ka vdekur, por truri i saj mund të përdoret për studime!
Truri i ish-yllit të WWE, Ashley Massaro mund të dhurohet për studimin e dëmtimeve traumatike të trurit ose ndryshe encefalopatinë kronike traumatike tek mundësit profesionistë.
Massaro vdiq të enjten.
“Ishte dëshira e saj për të dhuruar trurin për studim,”-tha avokati i saj Konstantine Kyros në një deklaratë për CNN.
Por kjo mund të ndodhte vetëm nëse familja e mundëses i përmbahet dëshirave të saj.

Encefalopatia kronike traumatike, ose CTE, është një sëmundje e trurit që mund të diagnostikohet vetëm pas vdekjes.
39-vjeçarja punoi me WWE nga 2005-2008 dhe ishte një nga 60 ish- mundësit që paditën organizatën në 2016.
Në padi pretendohej se mundësit e WWE-së bënë manovra që i shkaktuan lëndime në kokë dhe organizata nuk u kujdes për to kur u plagosën.
Në një deklaratë të vitit 2016, WWE hodhi poshtë akuzën.