15:57 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Ylli televiziv në Greqi që po çmend femrat tregon se është shqiptar

Vasil Sandria është njëri nga protagonistët e spektaklit televiziv më të famshëm në Greqi, “Power of Love”.

Në një intervistë të premten mbrëma, ai ka treguar se ka prejardhje shqiptare, transmeton Indeksonline.

Pas deklaratës së Sandrias kishte shumë opinione publike në Greqi. Vasili tregoi se gjyshi dhe gjyshja e tij ishin grek por që kishin jetuar në pjesën jugore të Shqipërisë.

Ndërsa për prindërit e tij tregoi se nëna është greke, kurse babai shqiptar.

Në intervistë ai u shprehë se është kundër racizmit. Tutje, tha se është një djalosh me dy atdhe.

Babai i kishte vdekur kur Vasili ishte vetëm dy vjeç. Sandria me profesion është futbollist i skuadrës së Hania në Kretë.

Ai është shumë i pëlqyer nga femrat në Greqi./Indeksonline/