12:05 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Ylli televiziv rezulton pozitiv me virusin COVID-19

Producenti dhe ylli televiziv, Andy Cohen ka zbuluar se ai është testuar pozitivisht për koronavirusin , dhe edicioni i tij Watch What Happens Live  është ndërprerë per tani.

“Pas disa ditësh karantinë  dhe duke mos u ndier mirë, unë kam dalur pozitiv për koronavirus,” shkroi Cohen në Instagram të  premten. 

“Dua të falënderoj të gjithë profesionistët mjekësorë që punojnë pa u lodhur për të gjithë ne, dhe i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre. ”

Ashtu si me shfaqjet e tjera  dhe pothuajse të gjitha shfaqjet televizive, Watch What Happens Live kishte pezulluar prodhimin për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Cohen është personazhi i famshëm i fundit për të dalë në publik me një diagnozë koronavirus, duke iu bashkuar Tom Hanks, Rita Wilson, Kevin Durant, Idris Elba, Daniel Dae Kim, Rudy Gobert, Prince Albert i Monakos, kryesuesi i NFL Sean Payton dhe ylli Bachelor Colton Underwood./Indeksonline/