75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 10 Mars 2022 / AR

Ylli thotë se do ta lansoj këngën “9” para kohe pasi që nuk po i pritet

Pas suksesit të madh me albumin “Lshoja Zanin”, Yll Limani ka përgatitur befasi të reja për fansat.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari dha lajmin e shumëpritur, shkruan Indeksonline.

Ai zbuloi se ka gati projektin e ri muzikor i cili titullohet “9” dhe do të publikohet së shpejti.

“Dua ta publikojë para kohe se nuk po m’pritet”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit, duke treguar që ky projekt pritet të lansohet brenda muajit mars./Indeksonline/