75 Mall Live Search
08:28 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / A. A

Ylli turko-gjerman pritet t’i mungojë Cityt disa javë

Manchester City nuk do të llogarisë disa javë në shërbime e mesfushorit Ilkay Gundogan.

Ky i fundit u lëndua në ndeshjen kundër Tottenhamit dhe u largua nga loja në pjesën e dytë.

Trajneri Pep Guardiola deklaroi pas ndeshjes se bëhet fjalë për lëndim muskulor dhe ende nuk e di saktë kohën sa mund të mungojë Gundogan.

Megjithatë, eksperti i mjekësisë Ben Dinnery mendon se lëndime si këto mund të marrin 2-3 javë kohë për rikuperim.

30 vjeçari Gundogan, ka qenë në formë të jashtëzakonshme sivjet, duke qenë golashënuesi më i mirë i Cityt me 13 gola.

/Indeksonline/