Ylli “vogël” lart në qiell, Prishtina kokëulur kthehet në shtëpi

Ylli bëhet skuadra e fundit që kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka ka mposhtur Prishtinën me rezultat 69-64 në ndeshjen çerekfinale që u zhvillua në Rahovec.
Fahro Alihoxhiq ishte më i dalluari te Sigal Prishtina me 10 pikë e 13 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli shënuesi më i mirë ishte Samir Zekiqi me 13 sosh.
Pas katër vitesh, Kupa e Kosovës nuk do të shkoj në kryeqytet.
Me kualifikimin e Yllit, kompletohen qiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në fazën tjetër, Peja do të luaj me Rahovecin ndërsa Bashkimi luan me Yllin. /IndeksOnline/