75 Mall Live Search
13:45 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Ylli zviceran e uron shqip Hadërgjonajn që zgjodhi Kosovën “për hajr”

Florent Hadërgjonaj përmes një postimi në Instagram, është përshëndetur përfundimisht me Zvicrën duke i falënderuar ata për mbështetjen dhe mundësinë që ja kanë dhënë gjatë karrierës, shkruan Indeksonline.

“Të dashur fansa. Pasi e kam shqyrtuar mirë, kam vendosur që të luaj me Kombëtaren e Kosovës. E falënderojë Zvicrën për mbështetjen që ma ka dhënë gjatë këtyre viteve dhe për lejën që më dhanë të luaj për Kosovën. Fat të mirë Kombëtares së Zvicrës në Portugali” shkruan Hadërgjonaj.

Sulmuesi zviceran Breel Embolo ka komentuar duke e uruar në shqip  me fjalët “Për hajr”.  Hadërgjonaj ia ka kthyer “Hajr paq”. /Indeksonline/