08:35 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Ylli zviceran u ngjit mbi kulm të shtëpisë dhe i iku policisë!

Futbollisti Breel Embolo kishte marrë pjesë në një ‘party’ gjatë këtyre ditëve.

Sipas ‘Bild’, lojtari i Kombëtares së Zvicrës theu rregullat anti-covid, por edhe i iku policisë, transmeton IndeksOnline.

Raporti i policisë thotë kështu: “Policia po e rrethon ndërtesën, kur papritmas një burrë ngjitet nga dritarja për në çati dhe kalon në një apartament tjetër”- Sipas informacioneve të gazetës gjermane, ky duhet të jetë Embolo.

Më pas policia i ranë ziles në atë apartament – dhe thyen derën, por askush nuk ishte aty.

Në këtë ‘party’ ishin 23 persona, 15 gra dhe 8 burra. Pa maska, pa distancë./IndeksOnline/