I vidhet “Audi”-a RS6 yllit të Liverpoolit, derisa po e festonte titullin

Policia e Merseysidet, ka konfirmuar se yllit të Liverpool, Fabinho i kanë hyrë hajnat në shtëpi derisa ai po festonte titullin.
Sipas mediave, hajnat ia kanë vjedhur veturën “Audi” RS6 dhe bizhuteri të ndryshne në vlerë të madhe parash. Fatmirësisht vetura i është gjetur, por jo edhe hajnat, transmeton Indeksonline.
Gruaja e Fabinhos, Rebeca përmes një postimi në Twitter, ka treguar se gjithë anëtarët e familjes janë të sigurt./Indeksonline/