Yllka Gashi: Kosova ka tregime të pa rrëfyera që bota duhet t’i dëgjojë

Filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Dalloshit po vazhdon rrugëtimin në njërin ndër festivalet më prestigjioze në botë “Sundance Film Festival”, në ShBA.
Personazhi kryesor i këtij filmi është aktorja e mirënjohur, Yllka Gashi, e cila është shprehur tejet e lumtur me sukseset që po arrin filmi në fjalë.
“Zgjoi”, sjell në ekranin e madh historinë e Fahrijes që kërkon ende bashkëshortin e humbur në luftë. Për të siguruar mbijetesën e familjes ajo fillon një sipërmarrje të vogël duke rritur bletë…

“Edhe me shume me gezon fakti qe filmi shtjellon nje copez jete te nje gruaje heroine e cila gjate luftes se ‘99-tes e humb burrin e saj dhe perkunder te gjitha veshtiresive e rrethanave te renda me te cilat perballet, ajo suksesshem e nderton biznesin e saj per t’i ndihmuar komunitetit te grave te veja”, ka shkruar mes tjerash ajo në llogarinë e saj në Facebook, transmeton IndeksOnline.
Gashi ka përmendur faktin se Kosova ka tregime të parrëfyera që bota duhet t’i dëgjojë.
Aktorët në rolet kryesore janë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Kaona Sylejmani, Mal Safqiu, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Molikë Maxhuni, Valire Zeneli etj.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:
Jam jashtezakonisht e lumtur dhe krenare qe filmi yne “Zgjoi” i punuar me shume dashuri, perkushtim, sakrifice e finese po fillon rrugetimin e tij ne njerin nder festivalet me prestigjioze ne bote ne Sundance Film Festival ne SHBA!
Edhe me shume me gezon fakti qe filmi shtjellon nje copez jete te nje gruaje heroine e cila gjate luftes se ‘99-tes e humb burrin e saj dhe perkunder te gjitha veshtiresive e rrethanave te renda me te cilat perballet, ajo suksesshem e nderton biznesin e saj per t’i ndihmuar komunitetit te grave te veja.
Ky lajm e sukses nuk na takon vetem neve qe kemi pasur fatin te punojme ne kete film por eshte hap shume domethenes edhe per industrine e filmit ne Kosove dhe per vendin tone.
Kosova ka shume tregime te pa rrefyera qe bota duhet t’i degjoje. Jam e lumtur qe permes ketij filmi ne do te kemi mundesine ta tregojme nje nga to.
Filmi eshte i bazuar ne ngjarje te verteta nen finesen e skenarit dhe regjise se Blerta Bashollit, i xhiruar me mjeshtrine e kameramanit Alex Bloom dhe prodhuar nga Ikone Studio me producent Yll Uka, Valon Bajgora e Agon Uka.
Na prifte fati e sukseset! ❤️