11:38 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Yllka Gashi kthehet në Prishtinë për xhirimet e filmit ‘Zgjoi’

Aktorja Yllka Gashi njihet për publikun shqiptarë si aktore që ka luajtur në disa filma dhe seriale të ndryshme, përcjellë Indeksonline.

Yllka Gashi ka disa kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por herë pas here vjen në Kosovë edhe për projekte filmike, siq ka ndodhur së fundmi.

Ajo është paraqitur nga Prishtina, ku po merr pjesë në xhirimet e filmit me titull ‘Zgjoi’ që pritet të realizohet së shpejti.

Filmi pritet të trajtojë ngjarje të bazuara në personazhe të vërteta në Kosovën e pasluftës që me theks të veçantë të trajtojë pasojat e luftës.  /Indeksonline/