Yllka Gashi: Leze, pusho e qetë gjyshe!

Aktorja e njohur shqiptare e njohur prej një kohe të gjatë në aktrim, Leze Qena, sot ka ndërruar jetë në QKUK ku ishte e vendosur në kujdesin intensiv.
Vdekja e saj ka tronditur komunitetin e artistëve, artdashësve e publikut, shkruan Indeksonline.
Pikëllimin e ka shprehur edhe aktorja shqiptare Yllka Gashi e cila përmes një fotografie me aktoren legjendare Leze Qena, ka shprehur keqardhjen e saj pas ndarjes nga jeta të Lezes.

“Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun e e dashtun ki me mbetë gjithmonë! Faleminderit për krejt cka i dhurove Kosovës!” ka shkruar Yllka Gashi. /Indeksonline/