17:53 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Yllka Gashi paraqitet e lumtur përkrah prindërve të saj

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Yllka Gashi tani gjendet në Kosovë, ku është duke punuar në realizimin e filmit të ri me titull ‘Zgjoi’, shkruan Indeksonline.

Ajo tash e një kohë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe ka krijuar familjen e saj.

Por vjen edhe në Kosovë për shkak të angazhimeve që ka dhe sigurisht për ti parë familjarët.

E ajo duket se po kalon kohë të mirë me prindërit e saj, momente të cilat i ka publikuar edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që ajo ka qenë pjesë e shumë filmave dhe serialeve të pëlqyera shqiptare. /Indeksonline/