09:56 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Yllka Gashi: Inspirimi që qëndron prapa “Zgjoi”, është heroina Fahrije Hoti

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, e cila luajti rolin kryesor në filmin “Zgjoi”-Hive” me personazh Fahrije Hotin, ka postuar fotografi të reja në rrjete sociale, pas fitores së madhe në festivalin e madh “Sundance”.

Ajo u fotografua krah Fahrije Hotit të vërtetë të cilën e quajti Heroinë.

May be an image of 12 people and people standing

“Inspirimi që qëndron prapa “Hive-Zgjoi”. Heroina e vërtetë znj. Fahrije Hoti dhe gratë punëtore të Krushës.

Përjetësisht falënderuese.

Këto foto janë bërë, më 25 korrik 2018. Blerta Basholli, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.